Sot janë pastruar mbi 8 puseta të ujërave të zeza

Sot janë pastruar mbi 8 puseta të ujërave të zeza

Ekipe shtesë të mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza, gjatë ditës së sotme po vazhdojnë me intervenime në puseta të kanalizimit, gjithandej.

Sot janë pastruar mbi 8 puseta të ujërave të zeza në disa zona të shërbimit si në: rruga “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, një intervenim/ zhbllokim pusete në fshatin Henc dhe rruga ” Xheladin Hana” në lagjen” Arbëria” në Prishtinë, ndërsa rruga “Muhamet Qami” është inspektuar sot dhe nesër do të realizohen punime të mëdha nga ana e ekipeve të rrjetit të ujërave të zeza.