PDK konferencë për media pas seancës

PDK konferencë për media pas seancës

Pas dështimit dhe tërheqjes së rezolutës për pako emergjente, Partia Demokratike e Kosovës po konsideron se qëllimi i saj edhe dy projektligjeve ka qenë vetëm që të sigurohet baza legale për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në ballafaqimin me pandeminë, Covid 19.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media tha se ky subjektt nuk i ka tërheq prej procedurës dy projektligjet dhe se do të vazhdojë t’i shtyjë përpara ato.

Nuk ka mundësi që një pjesë e madhe e masave të propozuara të jenë të implementueshme pa u krijuar baza legale. Qëllimi ka qenë që të krijohet ajo”, tha ai.

Hamza pati kritika për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje nuk mori fare pjesë. Kanë krijuar përshtypjen që gjithçka mund të bëhet pa ligj. Ndërsa nga LDK nuk pati vullnet për këto projektligje”, tha ai.

Hamza bëri të ditur janë duke analizuar vendimin e qeverisë dje për kufizimin e lëvizjes për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.