Komuna e Prizrenit është ranguar në vendin e 10-të në nivel vendi, sa i përket performancës për shërbimet administrative, duke mos arritur të përfitojë nga granti për përformancë komunale.

E kjo ka bërë që PDK-ja në Prizren të reagojë dhe kritikoi kryetarin Mytaher Haskuka.

Kreu i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj në një konferencë për media ka thënë se qeverisja e VV-së po dëshmon se përveç mungesës së kapaciteteve menaxhuese dhe resurseve humane, problem mund të ketë edhe ideologjinë dhe mungesën e një koncepti të avancuar.

Qyteti i Prizrenit në vazhdimësi po ballafaqohet me pasoja të kësaj filozofie dhe mënyre të qeverisjes, ku asgjë nuk respektohet, përfshirë këtu edhe partnerët e koalicionit që e sollën në pushtet VV-në. Rangimet e Komunave bazuar në matje të performancës sipas kritereve, janë argumente që e mbështesin këtë pohim e që Komuna e Prizrenit ka dalur shumë keq. Vlen të theksohet se deri sa ishte në pushtet PDK, Komuna e Prizrenit ka qenë e vlerësuar me performancë shumë më të mirë, se kjo qeverisje që aktualisht jemi duke e parë. Kur kësaj që u tha sot, i’a shtojmë edhe shumë deficite tjera në performancë, për të cilat kemi folur dhe do të flasim në vazhdimësi, atëherë vërehet se kush është shkaktar i kësaj gjendje të rënduar tej mase në Komunën e Prizrenit“, thonë nga PDK.