Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet se kjo parti do të votojë pro qeverisë Hoti nesër në Kuvend.

Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke thënë se kjo parti do të vazhdojë të mbetet në opozitë.

“PDK nuk ka votë për asnjë qeveri, ku ajo nuk udhëheq me të. PDK do të jetë opozitë e çdo qeverie që del pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Lajmet për kinse “vota të PDK-së për qeverinë Hoti” janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, ka shkruar Bytyçi në Facebook.

PDK nuk ka votë për asnjë qeveri, ku ajo nuk udhëheq me të. PDK do të jetë opozitë e çdo qeverie që del pas zgjedhjeve…

Posted by Avni Bytyci on Tuesday, 2 June 2020