Në debatin parlamentar lidhur me të drejtat e pensionistëve kontributdhënës, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili, ka thënë se e përkrahin vazhdimin e reformës së kaluar të ministrit Reçica.

Sipas tij, vazhdimi i kësaj reforme do të jetëzgjidhja më e mirë e këtyre problemave dhe padrejtësive që janë manifestuar te pensionistët.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, përkrah Ministrin për të vazhduar në reformën e kaluar, në mandatin e kaluar dhe besoj që me pak punë plotësime dhe me ekspertizën e njerëzve që dëshirojnë me kontribua në vazhdimin e plotësimit të asaj reforme do të jetë zgjidhja më e mirë e këtyre problemave dhe padrejtësive që janë manifestuar te pensionistët”, ka thënë ai.