Partia Demokratike e Kosovës do të synojë edhe një mandat tjetër qeverisës në Komunën e Ferizajt.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj gjatë ditës sotme ka prezantuar Agim Aliun, si kandidat për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale.

Aliu, i cili është kryetar aktual i Ferizajt u tha se është kryetari model për gjithë Kosovën.

Ndërkohë, Hoxhaj ka thumbuar edhe rivalët e tij politikë dhe kryeministrin Albin Kurti, për të cilin ka thënë se po kultivon nepotizmin.

Hoxhaj ka shtuar se Lëvizja Vetëvendose i prinë modelit të regresit, mashtrimit dhe populizmit.