Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, tha se situata me Covid-19, është shumë e rëndë, ndërsa ka bërë thirrje që të miratohet ligji anti-Covid.

Ai tha se PDK do të përkrahë këtë ligj.

“Situata me Covid-19 është shumë e rëndë. Vetëm ditëve të fundit 17 raste të vdekjes. Kërkojmë që asnjë rast të mos paragjykohen dhe t’i jepet mundësi hetimeve. Nuk duhet të humbim më shumë kohë për ta miratuar ligjin anti covid”, tha ai.

Ai shtoi se gabimet në gabimet e qeverisë Kurti gjatë pandemisë po vazhdojnë edhe në këtë qeveri.

“Gabimet e qeverisë Kurti gjatë pandemisë po vazhdojnë edhe në këtë qeveri. Nuk janë dëgjuar thirrjet e PDK-së për shtimin e testeve. Kosova ka kapacitete të bëjë deri në 1 mijë testime brenda ditës”, tha ai.