​Për shkak të punimeve, disa lagje në kryeqytet pa energji elektrike

 

Sonte nga ora 00:10 deri në ora 06:10, disa lagje në kryeqytet do të mbesin pa energji elektrike. KEDS-i përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se lagjet të cilat do të mbesin pa energji elektrike janë: qendra e Prishtinës, Ulpiana, Pejtoni, Dardania dhe një pjesë e Bregut të Diellit.

“Për shkak punimeve të KOSTT’it dhe me kërkesë të kësaj kompanie, sonte pas mesnate nga ora 00:10 deri ne ora 06:10 lagjet qendrore të Prishtinës do të jenë pa energji elektrike. Specifikisht do të ndalet energjia në qendër të Prishtinës, pastaj Ulpianë, Pejton, Dardani dhe një pjesë të Bregut të Diellit”, bëhet e ditur në njoftim./21Media

Back to top button