Numri i braktisjeve të fëmijëve në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese.

Vetëm gjatë këtij tremujori të parë të vitit 2020 janë braktisur 8 fëmijë.

Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ndërsa gjatë vitit 2019 u braktisën 47 fëmijë.

Ndër shkaqet e braktisjes vlerësohet të jenë shtatzënitë e padëshiruara dhe kushtet ekonomike.