Kanë përfunduar 45 minutat e parë në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Drenica me Feronikelin momentalisht janë duke barazuar 0:0 së bashku me ndeshjen tjetër mes Dritës dhe Prishtinës ku është rezultati i njëjtë.

E vetmja ndeshje ku janë shënuar gola është ajo mes Llapit dhe Trepçës ’89. Rezultati momental është 3:0 në të mirë të Llapit me golat e shënuar nga E.Sadriu në minutat 19, 44 dhe M.Hyseni në minutën 43.