Kampioni aktual i Evropës në kategorinë e femrave, Holanda, ka përfunduar pjesën e parë me epërsi të thellë ndaj Kosovës me rezultat 4:0.

Danielle van De Donk solli mysafiret në epërsi në minutën 10, për të vazhduar me dy gola të shpejtë përmes Katja Snoeijs dhe Lieke Martens në minutat 31 dhe 34.

Snoeijs një minutë para përfundimit të pjesës së parë shënoi edhe golin e saj të dytë dhe të katërt për Holandën.