Përfundon protesta e punëtorëve të Telekomit të Kosovës pas një takimi që pati kryetari i sindikatës së kësaj kompanie me kryeministrin, Avdullah Hoti.

Kryetari i sindikatës, Lamih Balaj tha se Hoti ka premtuar se asnjë vend i punës në Telekom nuk do të humb.

Po ashtu kryeministri sipas tij ka thënë se çështja e Telekomit është në përgjegjësi të Qeverisë dhe ka kërkuar që të ndërpritet protesta dhe punëtorët të shkojnë në vendet e tyre të punës.

Pas kësaj, protestuesit janë shpërndarë të qetë./kp