Përfundon takimi i Lajçakut me opozitën
Ka përfunduar takimi i përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me krerët opozitarë në Kosovë.
Nga Zyra e BE-së në Prishtinë janë parë duke dalur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Lajçak është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë, derisa dje, krerët opozitarë i takoi edhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.