Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Përhapja e variantit “Delta” fut në shtetrrethim Australinë

1 min read

Qytetarët në Australi protestuan kundër kufizimeve të rrepta antiCOVID për shkak të përhapjes së variantit “Delta”.

Protestuesit bllokuan rrugët dhe u mblodhën jashtë bashkisë së Sidneit. Autoritetet në vend njoftuan se janë arrestuar 57 persona.

Rreth gjysma e popullsisë australiane është nën shtetrrethim, për rreth 4 javë. Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në Sllovaki kundër rregullave të reja të vaksinimit.

Policët përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit qe po përpiqeshin të hynin në ndërtesën e parlamentit dhe një polic u plagos. Edhe në Francë vazhdimisht ka pasur protesta kundër masave anti-COVID, dhe madje janë sulmuar 2 qendra vaksinimi.