Manchester United po tregon interes për sulmuesin e Interit Ivan Perisic, derisa po kërkojnë alternativa për Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit, raporton “Telegraph”.

“Djajtë e Kuq” po i humbin shpresat se do të arrijnë një marrëveshje për Sanchon dhe tani kanë filluar t’i shohin opsionet e tjera.

Perisiq e kaloi sezonin e kaluar si lojtar i huazuar tek Bayern Mynich nga Interi, ndërsa e ardhmja e tij në “Giuseppe Meazza” nuk është e sigurt pasi trajneri Antonio Conte nuk e sheh atë si pjesë të rëndësishme të projektit të tij.