Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me familjen e dëshmorit Nezir Shurdhani, në 21 vjetorin e vrasjes, kanë bërë sot homazhe te vendi i rënies, në fabrikën e Çelikut.

“Jemi në vendin e rënies së dëshmorit, Nezir Shurdhani, në shenjë respekti e nderimi. 22 qershori 1999 shënon vetëm ditët e para të lirisë në qytetin tonë dhe 21 vjet më parë u ndal njëri nga bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe patriotët në këtë anë, për të mos e gëzuar këtë liri. Kjo ndalje ka qenë e dhimbshme”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri tha, po ashtu, se rënia e dëshmorit ka qenë e dhimbshme një javë pas hyrjes së UÇK-së dhe forcave të NATO-s.

“Vetëm një javë pas hyrjes së forcave të UÇK’së dhe 11 ditë pas hyrje së forcave të NATO’s në Gjilan, kjo përballje e fundit me fallangat e okupatorit dhe paramilitarët, plagosën tre qytetarë dhe e vranë Nezirin. Familja Shurdhani do të mbetet gjithmonë e nderuar sepse e ka nderuar vepra dhe gjaku i dëshmorit. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit, Nezir Shurdhani”, ka shtuar Haziri.

Në emër të familjes ka folur vëllai i dëshmorit Nezir Shurdhani, Fatmiri, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për nderimin që ua ka bërë sot dhe të gjithë dëshmorëve në përgjithësi.

“Për neve 21 qershori ka qenë ditë e gëzueshme sepse vëllau ynë, Neziri, në këtë datë ka ardhur në punë duke iu ka gëzuar lirisë dhe në mbrojtje të institucioneve publike. Por, ai gëzim ka qenjë shumë i shkurtër sepse në ora 02:20 minuta të natës, janë sulmuar nga paramilitarët serbë rojet e ndërmarrjes ndërmarrjes  Çeliku, janë plagosur tre prej tyre, ndërsa vëllau në tërheqje e sipër të shokut të tij, mbeti i vrarë. E falënderojmë shumë kryetarin Lutfi Haziri për kujdesin dhe respektin e treguar institucional”, ka deklaruar Shurdhani./21Media