Ai ende është nën kujdesin intenziv

Ai ende është nën kujdesin intenziv

Gjendja e kryeministrit britanik, Boris Johnson është  ende nën kujdes intenziv dhe gjendja e tij është duke u përmisuar. Kështu bëri të ditur  Ministri i Financave, Rishi Sunak të mërkurën .

Johnson, 55 vjeç, u pranua në Spitalin “St Thomas” të dielën vonë pasi pati simptoma, përfshirë ethe dhe kollë, për më shumë se 10 ditë. Por, gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi, dhe ai u transferua të hënën në njësi të kujdesit intensiv, ku trajtohen rastet më të rënda./21Media