Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para fillimit të mbledhjes se qeverise ka komentuar raportin e BE-së për Kosovën.

Ai tha se në shumicën e fushave është bërë progres.

“Në shumicën e fushave është bërë progres në procesin e integrimeve evropiane. Atë që e shoh pozitive që komisioni evropian nxjerr në pah se Kosova vazhdon ti mbajë të plotësuar kriteret për liberalizim të vizave. Unë sot veç kam filluar takimet, sot i kam takuar të drejtësisë. Atë që do të bëjmë ne si qeveri do të përgatisim për secilën fushë plan veprimi për adresimin e çështjeve të adresuara në këtë raport”, tha ai.

Në rend të ditës Qeveria e Kosovës e kishte vendimin për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods Shpk”.

Këtë pikë të rendit të ditës ka kërkuar kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti që të largohet dhe të diskutohet në mbledhjen e radhës.

Ministri i MTI Vesel Krasniqi, ka kundërshtuar këtë kërkesë duke thënë se gjithçka është në rregull që të votohet sot.

Por, kryeministri Avdullah Hoti, tha se nuk bëhet vonë që kjo të votohet në mbledhjen e radhës.

Pas kësaj, ministri i MTI Vesel Krasniqi ka lëshuar mbledhjen.

Kur atij i ka kaluar fjalën kryeministri për të sqaruar pikën e parë të rendit të ditës rreth rregullores për Grupet e Produkteve të cilat janë Subjekt i Mbikëqyrjes Inspektuese, tha se meqë ministri nuk është shtyhet për mbledhjen e radhës.