Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rasti pozitiv me COVID-19 nga Komuna e Skënderajt është nga fshati Likoc.

Kryetari i Skënderajt Bekim Jashari, ka thënë se personi i prekur nga koronavirusi është punëtor në KEK-ut, njëherësh person kontakti i të infektuarve që punojnë në këtë koorporatë.

Pas marrjes së informatës, IKSHP dhe QKMF-Skënderaj, kanë marrë të gjitha masat dhe familja e të infektuarit është në izolim shtëpiak”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ai u ka apeluar qytetarëve që të ruajnë distancën sociale dhe të zbatojnë masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.