Sot është shënuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Skenderajt.

Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur se personi i infektuar është nga Likoci dhe është rast kontakti nga Fushë-Kosova.

“Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rasti është në izolim”, ka shkruar Jashari në Facebook, duke iu bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë respektimin e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Qytetar të nderuar,

Sonte është shënuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në komunën tonë. Personi i infektuar është…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Monday, 15 June 2020