Komuna e Prizrenit sivjet do të ketë aktivitete të limituara në kuadër të festave të qershorit, përkatësisht përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit më 12 qershor.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe me sugjerimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është vendosur që aktivitetet festive të parapara për këto data të mos organizohen.

Më 10 qershor do të ketë homazhe te shtatorja e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në ora 10:00, ndërsa më 12 qershor, mbahen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në ora 10:00.

Vënia e gurthemelit për ndërtimin e memorialit të Komandant Drinit në Bazhdarhane – parku përballë Shtëpisë së Bardhë, bëhet në ora 11.00.

NJOFTIM LIDHUR ME AKTIVITETET E KOMUNËS SË PRIZRENIT PËR NDER TË FESTAVE TË QERSHORIT

Komuna e Prizrenit sivjet do të…

Posted by Komuna e Prizrenit on Tuesday, 9 June 2020