Pesë lojtarë të ekipit të parë të Manchester City rezultuan pozitivisht në testin për koronavirus dhe nuk do të paraqiten kundër Chelsea këtë fundjavë, tha sot trajneri Pep Guardiola.

Infektimi midis lojtarëve dhe stafit e detyroi Manchester City të paraqiste një kërkesë në Premier Ligë për të shtyrë ndeshjen me Everton të hënën, dhe City mbylli kampin e tij të trajnimit si një masë paraprake.

Tani për tani, është e njohur se sulmuesi Gabriel Jesus dhe mbrojtësi Kyle Walker janë midis të infektuarve, dhe Guardiola ka refuzuar të zbulojë emrat e “tre lojtarëve të tjerë të rëndësishëm” të cilët nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen e së dielës kundër Chelsea.

“Unë nuk mendoj se Premier Liga na lejon të përmendim lojtarë, por gjithsesi do ta dini nesër”, u tha Guardiola gazetarëve.

Trajneri i Chelsea Frank Lampard gjithashtu raportoi dy raste pozitive në kampin e tyre, por tha se nuk ishin lojtarët por stafi.