Komuna e Ferizajt vazhdon të prijë në nivel vendi me numrin më të lartë të personave të prekur me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit në këtë komunë janë regjistruar edhe pesë raste të reja, prej tyre katër në qytet dhe një në Balaj.

Komuna e Ferizajt njofton se të gjitha rastet e reja janë me kontakt, teksa iu uron shërim pacientëve të prekur me koronavirus.

Ndryshe, numri i të prekurve me koronavirus në Ferizaj ka shkuar në 129, prej tyre dy kanë vdekur.