Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini si dhe ai i Milani, Stefano Pioli, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe në testin e dytë rezultatet e të cilit u konfirmuan sot.

La Gazette dello Sport, raporton se Roberto Mancini nuk do ta drejtojë Italinë në ndeshjen kundër Bosnja – Hercergovinës dhe aty do të zëvendësohet nga Alberico Evani.

Nga ana tjetër, konfirmimi i infektimit me koronavirus do ta detyrojë trajnerin e Milanit Stefano Pioli që të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Napolit në kuadër të Serie-A.

Të dy trajnerët ndodhen edhe më tutje në karantinë.