Andrea Pirlo pranon që Alvaro Morata e zemëroi edhe pse luajti një lojë të shkëlqyeshme dhe këmbëngul se Juventus-it i duhet më shumë përqendrim për të fituar ndeshjet.

“Ne kemi luajtur kundër një ekipi të fortë, me ritëm të shkëlqyeshëm, por në atë teren kemi luajtur në të njëjtin nivel me ta,” tha Pirlo për Sky Sport: pas barazimit 1-1 të Juventus-it kundër Atalanta-s.

“Ne duhet t’i fitojmë ato lojëra ku duhet të bëjmë një hap përpara. Në vend të kësaj, ne kemi lëshuar me lehtësi disa raste dhe nuk mund ta fitonim ndeshjen. Ne duhet t’i marrim këto lojëra në shtëpi me pak më shumë seriozitet dhe përqendrim”, tha tutje ai.

Si reagoi ndaj humbjes së rastit për gol të Alvaro Morata-s në pjesën e parë?

“Më bëri shumë të zemëruar, është diçka që nuk mund ta përballojmë, këto mundësi mund ta kanalizojnë lojën në një mënyrë të caktuar,” tha Pirlo në një konferencë shtypi.