Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Pjesëtarët e FSK-së në trajnim malor me KFOR-in amerikan

1 min read

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane, nga data 10 janar është duke u mbajtur trajnimi malor i ofruar nga KFOR-i amerikan.

Mehaj ka njoftuar se pjesë e këtij trajnimi janë pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë (R2K), konkretisht të kompanisë 2A e cila së shpejti fillon edhe procesin e validimit.

Ministri në Facebook ka shkruar se gjatë këtij trajnimi pjesëtarët tanë, kanë mundësinë që të mësojnë teknika të ngjitjes në shkëmbinj, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura dhe kalimin e pengesave ujore me anë të urave me litarë./21Media