​Pjesëtarët e FSK-së pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare në SHBA

Kadetët tanë të Akademisë Ushtarake Amerikane West Point, ishin pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare në SHBA.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se gara e akademive ndërkombëtare është garë vjetore dhe marrin pjesë akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.
Pjesëmarrës në këtë garë, këtë vit, ishin edhe kadetët nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj, që janë kadetë të Akademisë Ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në këtë garë ekipet e akademive testohen në shkathtësi të ndryshme ushtarake si: qëndrueshmëria fizike, navigim, gjuajtje me armë të gjata dhe pistoletë, marshim, si dhe shkathtësi tjera ushtarake. Vazhdojmë me suksese të reja!”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button