Gjatë ditës së sotme do të rishikohen masat ndaj COVID-19.

E Ministria e Shëndetësisë po planifikon që gjysmëvjetori i viti shkollor 2020/2021 të këtë herë të përfundojë më herët se sa që ishte planifikuar.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në paraditen e së hënës paralajmëroi se janë duke insistuar që gjysmë vjetori të përmbyllet më herët dhe se brenda dy javëve të përfundoj edhe notimi për nxënësit. “Po insistojmë që të shkurtohet gjysmë vjetori. Besojmë që brenda dy jave duhet të kryhen rezultatet e notimit të nxënësve dhe do ta lehtësojmë këtë pjesën e ngarkesës edhe me gripin sezonal dhe me infeksionin 19”.

Ndërkohë që sot do të rishikohen edhe masat antiCOVID-19,  Zemaj nuk ka dhënë shumë detaje por ka thënë se nëse do të duhet të merren masa shtesë një gjë të tillë do ta bëjë.

“Pjesët tjerët ndërlidhen me aktivitetet mbikëqyrëse, efikasiteti i zbatueshmërisë së masave dhe mbyllja e cila është në shumë komuna, kjo që është pas orës 19:00. Ajo çka shihet është relativisht një projeksion stabil i ndaljes së infeksionit por do të shohim nëse duhet të ndërmarrim ndonjë masë shtesë do të ulemi dhe do ta paraqesim edhe para Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Zemaj u shpreh se “nuk ka rritje të rasteve por ka një numër konstant”.

“Nuk ka rritje të rasteve por ka një numër konstant sidomos këto ditët e fundit por ka ndalë nga projeksionet që ka paraqit IKSHPK. Do me thënë është 25 deri në 30 përqind për pak se sa ne që kemi pas pritje të rritjes së infeksioneve”, ka thënë Zemaj.

Këto deklarata Zemaj i bëri gjatë së hënës kur edhe pranoi kontegjentin me vaksina për gripin sezonal.