Mauricio Pochettino ka rënë dakord rreth kushteve për të marrë drejtimin e kampionëve të Ligue 1 Paris Saint-Germain, sipas ekspertit italian Fabrizio Romano.

Shkarkimi i Thomas Tuchel është vendosur të njoftohet pasi ka arritur një marrëveshje me PSG-në për t’u larguar menjëherë me një kompensim me vlerë prej 6 milion euro, raporton “Bild.”, përcjell KosovaPress.

Ish-menaxheri i Tottenhamit Maurizio Pochettino tani është i gatshëm të kthehet në PSG, ku ai luajti midis viteve 2001 dhe 2003.