Mauricio Pochettino po mendon për ta drejtuar gjigantin spanjoll Barcelona.

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, i cili ka lidhje të ngushta me skuadrën e Espanyol, në të kaluarën e ka refuzuar Barcelonën dy herë, por si duket kësaj radhe është i gatshëm të dëgjojë për oferta, nëse ka nga krerët e Barcelonës, raporton “Evening Standard”.

Pochettino momentalisht është pa skuadër që nga nëntori i edicionit 2019, kur edhe u shkarkua nga krerët e Tottenham.