Didier Deschamps thotë që Paul Pogbas i duhet kohë që të rikthehet tek forma më e mirë për Manchester United, por beson që mesfushori është i pakënaqur me situatën aktuale tek klubi i tij, raporton “Evening Standard”.

“Ai është në një situatë me klubin e tij ku nuk është i kënaqur me minutazhën e tij për ndeshje ose me pozitën në të cilën po luan. Ai nuk është në momentet më të mira. Ka pasur shumë probleme me lëndime dhe së fundmi situata me Covid-19 nuk i ka bërë mirë. Atij i duhet ta gjejë ritmin e lojës, të rikthehet në formën më të mirë”, tha tekniku i Kombëtares së Francës për media.

Pogba këtë edicion ka bërë shtatë paraqitje me ekipin e Manchester United, ku nuk ka arritur të regjistrojë asnjë gol dhe asnjë asist.