Paul Pogba ka thënë se ai është duke kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë në karrierën e tij derisa po luan për Manchester Unitedin.

Mesfushori ka bërë 10 paraqitje ndërmjet Premierligës dhe Ligës së Kmapionëve për Manchester United në këtë edicion, por ka qene në formacion startues vetëm në pesë prej këtyre ndeshjeve.

Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjae pas shtatë ndeshjeve në kampionat renditet në vendin e 14.

“Unë kurrë nuk kam kaluar nëpër një periudhë kaq të keqe në karrierën time.”, u shpreh fillimisht 28 vjeçari për “RTL”.

“Ekipi i Kombëtares së Francës po më bën të marr ajër të freskët. Ky grup është fenomenal, është magjik.”, theksoi ish-mesfushori i Juventusit.