Kompania Porsche po paralajmëron Panamerën e re.

Në Porsche thonë se rekordet në shtegun e Nirburgringut janë një mënyrë e mirë që të dëshmohet performanca e automobilave.

Porsche 918 Spyder në vitin 2013 vendosi rekordin e shtegut prej 6:55, modeli 911 GT2 RS në vitin 2017 kishte kohën 6:47, derisa 919 Hybrid Evo në vitin 2018 e përfundoi shtegun për madje 5:19.

Panamera gjithashtu vendosi rekordin për automobilin më të shpejtë në segmentin E dhe në Nirburgring mposhti Mercedes-AMD gT63 S në shtegun e gjatë 20,6 dhe 20,83 kilometra.

Në rastin e një Panamere të re, Porsche ka premtuar forcë më të madhe prej 542 kuaj fuqi, të cilin sot e zhvillon modeli Turbo.

Modeli i ri do të ketë shenjën Turbo S dhe vendin e vet do ta gjejë ndërmjet modelit Turbo dhe modelit më të fuqishëm Turbo S E-Hybrid.