Edhe një video konferencë Posta e Kosovës e zhvilloi sot me Postën Shqiptare, në mes të zyrtarëve të lartë të të dy administratave postare.

Fillimisht u diskutuan gjendjet e ndërmarrjeve publike të shteteve tona, sfidat me të cilat po ballafaqohen ato në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, me theks të veçantë rreth të hyrave financiare.

Krerët e dy administratave postare këtë radhë shkëmbyen përvojat rreth orientimit nga shërbimet e reja, si, e-commerce, IFJB-të, sportelet postare në funksion për bankat, pilot projekti për e-ëallet, si dhe avancimet e stafit në fushat e teknologjisë informative.

Në përfundim të kësaj video konference ata shprehën zotimet e tyre, se pas përfundimit të pandemisë do të fillohet me implementimin e shkëmbimit të përvojave, gjithnjë me qëllim të funksionalizimit efikas të dy ndërmarrjeve të vendeve tona.