Premier Liga angleze rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të programit për ditën e mërkure.

Manchester City pret në shtëpi skuadrën e Aston Villas, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e parë në Premier Ligë, kurse menjëherë pas kësaj përballje mund ta ndiqni ndeshjen mes skuadrës londineze Fulham dhe gjigantit Manchester United.

Përballje tjetër që ishte e paraparë për programin e sotëm është ajo mes Leeds dhe Southampton, por nuk do të zhvillohet për arsye të ndeshjeve që kishin dje në FA Cup.

“Qytetasit” kanë rastin sot që me një fitore të mundshme kundër Aston Villas të ngjiten në pozitën e parë.

Pas një starti jo të mirë, Manchester City pas 17 xhirosh gjenden në pozitën e tretë, me 10 fitore, pesë barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar kështu 35 pikë, dy më pak se vendi i dytë, respektivisht Manchester United, dhe tre më pak se Leicester City, që mbrëmë me një fitore kundër Chelseat u ngjit në pozitën e parë.

Në anën tjetër, skuadra e Aston Villas ka zhvilluar katër ndeshje më pak këtë edicion, ku pas 15 javëve kanë regjistruar tetë fitore, dy barazime dhe pesë humbje, duke u pozicionuar në vendin e 11 me gjithsej 26 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë:

E shtyrë Leeds (12) – Southampton (9)

19:00 Manchester City (3) – Aston Villa (11) (Stadiumi Etihad)

21:15 Fulham (18) – Manchester United (2) (Stadiumi Craven Cottage).