Një prej ligave më të forta dhe më atraktive në botë, ajo e Premier Ligës angleze, rikthehet sot përsëri me disa përballje interesante në kuadër të programit për ditën e diel.

Disa nga ndeshjet më të mira që parashihen të zhvillohen sot, i takojnë Crystal Palace me Tottenham dhe Fulham me Liverpool.

Tottenham dhe Liverpool ndajnë pikët e barabarta në kreun e tabelës, respektivisht me nga 24 pikë, ku së bashku kanë të regjistruara nga shtatë fitore, tre barazime dhe me nga një humbje.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:00 Southampton (6) – Sheffield United (20) (Stadiumi St Mary’s)

15:15 Crystal Palace (13) – Tottenham Hotspur (1) (Stadiumi Selhurst Park)

17:30 Fulham (17) – Liverpool (2) (Stadiumi Craven Cottage)

20:15 Arsenal (15) – Burnley (18) (Stadiumi Emirates)

20:15 Leicester City (4) – Brighton (16) (Stadiumi King Power).