Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 33.

Programi i sotëm parasheh të zhvillohen tre ndeshje, ku ajo më interesante do të jetë derbi londinez mes West Ham United dhe Chelsea.

Këtë program do ta hap ndeshja mes Liverpool dhe Newcastle, e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

Pas 32 ndeshjeve, tabelën e kryeson Manchester City me 77 pikë, 11 sosh më shumë se vendi i dytë Manchester United, kurse Top 4 e mbyllin Leicester dhe Chelsea, respektivisht Leicester me 59 pikë kurse Chelsea në vend të katërt me 55 pikë, aq sa ka edhe West Ham në pozitën e pestë.

Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Fulham me 27 pikë që zë vendin e 18, West Brom që pozicionohet në vendin e 19 me 24 pikë, dhe skuadra e cila është konfirmuar që do të bie nga liga, Sheffield United, që gjendet në fund të tabelës, me vetëm 14 pikë të arkëtuara.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë:

13:30 Liverpool (7) – Newcastle United (15) (Stadiumi Anfield Road)

18:30 West Ham United (5) – Chelsea (4) (Stadiumi i Londrës)

21:00 Sheffield United (20) – Brighton (16) (Stadiumi Bramall Lane).