​Premier Liga angleze vazhdon sot xhiron e 36-të

 

Liga më atraktive e futbollit në botë, e njohur ndryshe edhe si Premier Liga angleze, do të vazhdojë sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 36-të.

Skuadrat si ajo e Tottenhamit dhe Liverpoolit do të kenë sot mundësinë që ta vazhdojnë me fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Top 4, ku Liverpooli është mysafirë i West Bromit, kurse Tottenham do të jetë vendas kundër skuadrës së Wolverhampton.

Pas 35 xhirosh, Liverpooli zë vendin e pestë në tabelë, me 17 fitore, nëntë barazime dhe nëntë humbje, duke arkëtuar 60 pikë, katër më pak se Chelsea që gjendet në vend të katërt, por me një ndeshje më pak se “Blutë” e Londrës.

Në anën tjetër, skuadra e Tottenhamit pas 35 ndeshjeve ka 16 fitore, tetë barazime dhe 11 humbje, ku momentalisht gjendet në pozitën e shtatë në tabelë me gjithsej 56 pikë, tre më pak se West Ham në pozitën e pestë.

Programin e plotë të ndeshjeve të Premier Ligës angleze e gjeni më poshtë.

13:00 Crystal Palace (14) – Aston Villa (11) (Stadiumi Selhurst Park)

15:05 Tottenham Hotspur (7) – Wolverhampton (12) (Stadiumi i Tottenham )

17:30 West Brom (19) – Liverpool (5) (Stadiumi West Bromwich Albion Football Club)

20:00 Everton (8) – Sheffield United (20) (Stadiumi Goodison Park).

Back to top button