Liga më atraktive dhe më e fortë në botë, Premier Liga angleze do të rikthehet sot me program të ngjeshur të ndeshjeve, në kuadër të xhiros së 19.

Dy ndeshje tejet interesante që do të zhvillohen do të jenë mes Leicester e Southampton dhe derbi londinez ndërmjet Fulhamit dhe Chelseas.

Pas 17 xhirosh, Leicester pozicionohet në vendin e katërt në tabelë, me 10 fitore, dy barazime dhe pesë humbje, duke arkëtuar 32 pikë, aq sa ka edhe Manchester City në pozitën e tretë.

Në anën tjetër, skuadra e Southamptonit është duke e pasur një sezon fantastik, ku do të rikthehet në këtë ndeshje pas fitores me rezultat minimal 1:0 kundër kampionit në fuqi Liverpoolit.

Pas 17 ndeshjeve, skuadra e Ralph Hassenhutl ka regjistruar tetë fitore, pesë barazime dhe katër humbje, duke u pozicionuar kështu në vendin e shtatë në tabelë, me gjithsej 29 pikë.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Fulhamit dhe Chelseas. Ndeshjen e kaluar Fulham ka arritur të arkëtoj një pikë të vlefshme kundër Tottenhamit dhe sot do të mundohet të nxjerrë probleme për skuadrën e Frank Lampardit, që pavarësisht shpenzimeve të shumta në verë, nuk është duke treguar rezultate pozitive, ku pas 17 ndeshjeve të zhvilluara gjendet në pozitën e nëntë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligë së bashku me orar mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:30 Wolverhampton (14) – West Brom (19) (Stadiumi Molineux)

16:00 Leeds (12) – Brighton (17) (Stadiumi Elland Road)

16:00 West Ham United (10) – Burnley (16) (Stadiumi i Londrës)

18:30 Fulham (18) – Chelsea (9) (Stadiumi Craven Cottage)

21:00 Leicester City (4) – Southampton (7) (Stadiumi King Power)