Andrea Conti ka lënë prapa lëndimet dhe më në fund është gati që të luajë më shumë për skuadrën e Milanit

Andrea Conti ka lënë prapa lëndimet dhe më në fund është gati që të luajë më shumë për skuadrën e Milanit

Mbrojtësi, i cili iu bashkua kuqezinjve në verën e 2017-s, pranon se pas lëndimeve të gjata, e kishte parashikuar një rikthim shumë të vështirë.

“E dija që do të ishte shumë e vështirë që të luaja sërish në nivele të larta, pasi 540 ditë larg fushave janë vërtetë shumë”, tha Conti. “Megjithatë tani jam mirë fizikisht dhe pres mundësitë e mia, për t’i shfrytëzuar maksimalisht”, ka thënë ai.

Ai foli më pas për ëndrrën që të luajë në Ligën e Kampionëve me Milanin dhe premton se do t’i lyejë flokët kuqezi në rast se skuadra kthehet në kompeticionin më të madh për klube në Evropë.

“Kur isha te Atalanta, u bëra biond pasi skuadra u kualifikua në Ligën e Evropës, por nëse do të shkojmë në Champions me Milanin, do të bëj flokët kuqezi”, deklaroi futbollisti.