Pas katër ditëve intervistim nga Prokuroria Speciale në Hagë, presidenti Hashim Thaçi sot është kthyer në Kosovë.

Shumë qytetarë e ish luftëtar të UÇK-së, me flamuj në duar në shenjë nderimi ndaj tij, kanë dal në pikën kufitare në Morinë, për të pritur presidentin Thaçin, i cili është ndalur dhe është përshëndetur me qytetarët por nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.

Thaçi nesër do të iu drejtohet qytetarëve në ora 20:00, ku do të flas për intervistimin e tij në Hagë./21Media