Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim tek Vushtrria me rezultatin 2:0.

Me këtë fitore Prishtina ka rrëmbyer vendin e parë, pas barazimit të Ballkanit ndaj Flamurtarit, përderisa Drita nesër e zhvillon ndeshjen e javës së 24-të.

Vushtrria, renditet në pozitën e 11-të me gjithsej 16 pikë të grumbulluara. /21Media