Skuadra e Prishtinës ka mposhtur në finale Ballkanin me rezultat 1:0, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në kualifikimet për garat në Evropa Ligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshe e shënoi sulmuesi nga Nigeria, Otto John i cili mposhti Armend Ruxhin në minutën 20.

Skuadra e Ismet Munishit u mundua me çdo kusht që të barazojë rezultatin, por edhe pas disa rasteve të krijuara nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë.

Ballkani arriti të shënojë me anë të Topallit, por ky gol u anulua për pozicion jashtë loje nga gjyqtari Genc Nuza.

Kujtojmë që kjo është hera e katër për skuadrën nga kryeqyteti që merr pjesë ne garat ndërkombëtare.