Rastet me Covid-19 në 24 orët e fundit kanë shënuar rënie, por jo edhe në rajonin e Prishtinës.

Nga 181 raste të reja sa rezultuan pozitivë, 87 janë nga Prishtina, e cila vazhdon të prijë me raste të infektimeve me Covid-19.

E dyta rezulton Prizreni me 13 rast, pasuar nga Podujeva.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 87 raste, Komuna Prizren 13 raste, Komuna Podujevë 12 raste, Komuna Gjilan 11 raste, Komuna Lipjan 9 raste, Komuna Drenas 8 raste, Komuna Viti 8 raste, Komuna Fushë Kosovë 7 raste, Komuna Obiliq 6 raste, Komuna Ferizaj 3 raste, Komuna Rahovec 3 raste, Komuna Suharekë 3 raste, Komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.