Me rezultat 3-0, Prishtina e ka mposhtur Drenicën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës që u zhvillua në kryeqytet.

Golat për Prishtinën i shënuan Armend Januzi, në minutën e 29-të dhe të 43-të, ndërsa rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vulosi Meriton Korenica.

Mysafirët kishin rast të shënonin nga penalltia në minutat e fundit të ndeshjes, mirëpo një gjë të tillë nuk e arriti Hasan Hyseni.

Kujtojmë që nesër zhvillohet gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit.