Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës.

Prishtina ka arritur të përmbyll 45 minutat e parë në epërsi të dyfishtë.

Golat për skuadrën vendase i shënoi sulmuesi Armend Januzi në minutat 29 dhe 43.

Kujtojmë që kjo ndeshje luhet pa tifozë, mirëpo ‘Plisat’ kanë përkrahur skuadrën nga jashtë stadiumit.

Nesër do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit.