Në shenjë solidarizimi me familjarët e personave të pagjetur

Në shenjë solidarizimi me familjarët e personave të pagjetur

Komuna e Prishtinës i është bashkuar thirrjes për fikjen e dritave për dy minuta në shenjë solidarizimi me familjarët e personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetari Shpend Ahmeti ka postuar një video me pamje nga Prishtina në Facebook.

Edhe ne iu bashkëngjitëm fikjes së dritave për të shënuar ditën kombëtare të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti.

Gjatë ditës, Ambasada amerikane në Prishtinë, me rastin e Ditës së të Pagjeturve, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i fikin dritat për dy minuta sonte në ora 20:00, për të shprehur solidaritetin me personat e pagjetur.

Në Kosovë, edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë e 641 personave.