​Procesi zgjedhor në Gjilan po kalon pa probleme

Deri në orën 11:00 në Komunën e Gjilanit kanë votuar mbi 7 mijë qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi komunal zgjedhor, Ferid Shabani, i cili tha se procesi zgjedhor po vijon pa ndonjë parregullsi.

“Deri në orën 11:00, në komunën e Gjilanit kanë votuar 7 mijë e 650 votues ose 7.57 për qind e qytetarëve. Ndërkaq, në zgjedhjet e vitit 2017, kanë votuar 5.32 për qind”, ka thënë Shabani.

Në Gjilan të drejtë vote kanë mbi 100 mijë qytetarë në 34 qendra votimi dhe 126 vendvotime. Në garë për të parin e komunës janë Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button