Pas një jave me ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Evropës, futbolldashësit do të kenë mundësinë që edhe sot të ndjekin disa ndeshje interesante, në ligat e tyre përkatëse.

Në kuadër të programit të ditës së premte, Bundesliga, La Liga dhe Liga 1 e Francës do të zhvillojnë disa ndeshje interesante.

Në Francë do të zhvillohet ndeshja mes Rennes e Nice, në Gjermani do të kemi përballjen mes Werder Bremen e Eintracht Frankfurt dhe në Spanjë, Levante pret në shtëpi Atheltic Bilbaon.

Programin e plotë të ndeshjeve për ditën e premte e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

Bundesliga gjermane

20:30 Werder Bremen (12) – Eintracht Frankfurt (4) (Stadiumi Weser)

La Liga spanjolle

21:00 Levante (8) – Atheltic Bilbao (10) (Stadiumi Ciutat de Valencia)

Liga 1 e Francës

21:00 Rennes (8) – Nice (16) (Stadiumi Roazhon Park).