Përveç futbollit në Ligën e Kampionëve, sot janë paraparë të zhvillohen ndeshje edhe në ligat më të mira evropiane.

Ndeshja më interesante që do të zhvillohet sot do të jetë në Premier Ligën angleze, ku Manchester City orët në shtëpi skuadrën e Southampton.

Skuadra e Pep Guardiolas do të shikojë që të këndellet nga humbja që pësoi xhiron e kaluar kundër rivalëve të Manchester United, ku presin sot në shtëpi, në stadiumin “Etihad” skuadrën e Southampton-it.

Ligat të cilat do të zhvillojnë ndeshje sot janë Premier Liga angleze, La Liga spanjolle, Bundesliga gjermane dhe Liga 1 e Francës.

Programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të ligave evropiane e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

Premier Liga angleze

19:00 Manchester City (1) – Southampton (14) (Stadiumi Etihad)

Bundesliga gjermane

18:30 Arminia Bielefeld (16) – Werder Bremen (12) (Stadiumi Bielefelder Alm)

La Liga spanjolle

19:00 Atletico Madrid (1) – Athletic Bilbao (8) (Stadiumi Wanda Metropolitano)

Liga 1 e Francës

19:00 Marseille (8) – Rennes (10) (Stadiumi Orange Velodrome).